Mesfushori i deritanishëm i Real Madridit, Asier Illaramendi është rikthyer te ish-klubi i tij, Real Sociedad.
25-vjeçari u transferua në Bernabeu në verën e vitit 2013 dhe shihej si zëvendësues i denjë për veteranin Xavi Alonso, mirëpo nuk arriti të tregonte formën te gjiganti madrilen.
Në anën tjetër, vetë lojtari shprehet i lumtur për rikthimin te klubi i fëmijërisë.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur përsëri”, deklaroi Illaramendi.
“Ky klub ishte gjithmonë opsioni im i parë. Jam shumë i kënaqur që jam rikthyer sërish në shtëpi”.
Ky transferim do t’i kushtojë baskëve plotë 16 milionë euro, ndërsa dy vite më parë atë e shitën për një shumë të dyfishtë, plotë 32 milionë euro te Real Madridi.
