Ilijana Jotova merr funksionin presidente e Bullgarisë! Gjykata Kushtetuese konfirmon dorëheqjen e Radevit

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë njoftoi se e ka konfirmuar dorëheqjen e presidentit të atij vendi, Rumen Radev, përcjell TV21. Vendimi i gjykatës hap rrugën që Radev të tërhiqet zyrtarisht nga funksioni i presidentit të Bullgarisë, raportuan mediat bullgare.

Radev e dorëzoi dorëheqjen në fillim të kësaj jave, duke nxitur spekulime se ai do të formojë partinë e tij politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Funksionin presidencial, deri në përfundim të mandatit të Radevit në janar të vitit 2027, do ta marrë presidentja zëvendësuese, Ilijana Jotova.