IKJA E TË RINJVE, RAPORT I “EMUC”, NEVOJITEN 650 PUNONJËS TË KUALIFIKUAR ME ARSIM TË MESËM

TË FUNDIT

Interesimi i semi-maturantëve për drejtimet profesionale është tejet i ulët. Ata më shumë janë të interesuar për drejtimet si Gjimnaz, Ekonomi, Administratë. Këtë e thotë raporti i realizuar i shkollës së mesme të qytetit të Shkupit, “EMUC”. Profesori dhe koordinatori i kësaj shkolle, Vllado Dimovski thotë se kjo shkollë nxënësve u jep bursë për motivim dhe kur ata përfundojnë  shkollimin, ju siguron punë. Sipas tij, plani i Ministrisë së Arsimit për regjistrim në shkolla të mesme është i gabuar.

“Mund t’ju them se mbi 650 punonjës me shkollë të mesme të kualifikuar në drejtimet makinerike dhe industrinë energjetike për momentin janë të nevojshëm në kompanitë të cilat janë të vendosura vetëm në Gazi Babë. 650 që nesër mund të fillojnë me punë. E bëmë raportin që të shohim se a kemi ne fuqi punëtore në vend”. Sipas këtij raporti, nëse ju informova se 650 punonjës të kualifikuar mundet që nesër të punësohen domethënë nuk janë, ata diku kanë ikur”, theksoi Vllado Dimovski, koordinator.

Trajan Angellovski njëri nga drejtuesit e kompanisë “Arile Metal – Shkup”, thotë se ata si kompani më shumë kanë dëshirë të shohin nxënës me arsimim adekuat.

“Nëse ata kanë 18 vjet jeta dhe perspektivat e tyre i kanë para vetes dhe mendojmë se ata do të jenë kuadri i vërtetë për kompanitë tona. Kemi një grumbull të kërkesave dhe diploma nga fakultete të ndryshme dhe njerëz që vijnë nga 30, 35 deri më 40 vjet të cilat nuk mund ta gjejnë veten në botën profesionale. Dy e treta e jetës punëtore i ka kaluar, në moshën 40 vjeçare kërkon punëdhe nuk mund ta gjejnë sepse nuk ka arsim të kryer adekuat”, deklaroi Trajan Angellov, nga Arile Metal – Shkup.

Nga ana tjetër, nxënësit  thonë se ende nuk kanë gjetur punë dhe se presin vitet në vazhdim të punësohen, por ata nuk e përjashtojnë mundësinë që nëse kompanitë nga shtetet tjera u japin kushte më të mira të shkojnë atje për të punuar.

“Ende nuk punoj për fat të keq, pres që nga viti i ardhshëm që do të fillojë me stipendi dhe stimulime të nxënësve që të filloj të shkoj në këto kompani që të jem edhe më i kualifikuar. Kam dëshirë që të lëshoj vendin dhe të punësohem në gjermani, por një ashtu kamë dëshirë që të vazhdoj fakultetin e makinerisë”, shtoi një nxënës.

“Nëse ka rrogë të mirë ardhmërinë e shoh këtu, pse jo. E shoh të ardhmen që të mund të punësohem. Nëse më ofrohet rrogë më e mirë në Gjermani ose kudo do të shkoj”, u shpreh një nxënës tjetër.

“Ardhmërinë definitivisht e shoh këtu.  Pavarësisht të gjitha shkaqeve për rrogë do të shkoja edhe jashtë”, tha një nxënës.

Ndryshe, shkolla në fjalë ka edhe pjesën në të cilën nxënësit që vendosin të regjistrohen në të njëjtën, mund të kryejnë edhe praktikën profesionale dhe të jenë sa më të kompletuar kur të përfundojnë shkollimin. Zëvendës-drejtori i shkollës, Vullnet Iseni, thotë se nxënësit që këtë vit do të regjistrohen në këtë shkollë do të kenë mundësi që të fitojnë bursa të cilat sipas tij, sigurohen nga kompanitë në të cilat nxënësit në të ardhmen mund edhe të punësohen.

Përgatiti: Mevludin Imeri