Iftar me fëmijët me nevoja të veçanta – Të gjithë presin ezanin dhe pretendojnë se agjërojnë

TË FUNDIT

Janë më aftësi të kufizuara, por çdo ditë mblidhen së bashku në një tryezë në kohën e iftarit, duke respektuar të gjitha rregullat fetare.

-Kush është uritur më shumë? Kush hanë më shumë?

Shumica nuk kanë mundësi të agjërojnë, por nga dëshira e madhe të gjithë pretendojnë se janë me Ramazan.

-Kush është duke agjëruar?

Unë, unë, unë…

Më pas fillon pjesa zbavitëse, lojërat e aktivitetet, por më së shumti u pëlqen të vallëzojnë dhe të përqafohen.

Kryetari i Shoqatës “Bashkërisht Mundemi” Shpend Salija një pjese te madhe të kohës së tij e kalon me engjëjt, siç i quan ai.

Ndjenja e bukur e iftarit është se ka edhe fëmijë që nuk agjërojnë, por asnjëherë nuk fillojnë para kohe. Kur e shohin se thërret ezani edhe pse nuk agjërojnë ata e dinë atë rregull se duhet t‘presin dhe më pas fillojnë të gjithë bashkë. Njeriu shpirtin e ushqen me gjëra të mira dhe të bësh iftar me engjëjt është diçka hyjnore”, tha Shpend Salija nga qendra “Bashkarisht Mundemi”.

Shpendi nuk është i vetëm në këtë mision, atë e ndihmojnë edhe dy vajzat e tij të vogla, të cilat një ditë duan të bëhen si babi.

-A jeni këtu çdo mbrëmje, çdo iftar?

-Po.

-Edhe si po ju pëlqen? S

-Shumë mirë, sepse kemi mundësi të luajmë me fëmijët.

-Po keni mundësi edhe të ju ndihmoni, si ju pëlqejnë aktivitetet, a dëshironi të bëheni edhe ju si babi?  -Po.

Mes tjerash Shpendi tregon se gjatë këtij muaji të shenjtë, çdo ditë ushqimin e kanë nga njerëz bamirës, të cilët dërgojnë edhe shumë donacione.

Qëllimi i Shoqata Bashkërisht mundemi është Integrimi i fëmijëve në shoqëri dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre.