Artistja e re Ari ka publikuar projektin e ri të titulluar “Idiot”, shkruan tv21.tv
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Arber Hysni(EMC2) në bashkëpunim me Arin. Ndërsa, producent i këtij projekti është NOLLY (COCO MUSIC).
Kënga e re e Arit “Idiot” është publikuar edhe me videoklip.
Arlinda apo siç njihet me emrin artistik Ari para se të lansoi këngën e saj “Idiot” është marrë me modeling ku ka fituar disa çmime, por si më të veçantat janë çmimi Miss Grand Kosovo dhe më pas Miss Grand Germany, që më pas u bë një emër i rëndësishëm në industinë e modës.


