Identifikohen dy turistët nga Maqedonia e Veriut që janë mbytur në Spilee, Shqipëri. Bëhet fjalë për qytetarë të Manastrit të cilët që 6 vjet kanë kaluar verën në këtë vend. Sipas mediave shqiptare, bëhet fjalë për R. Damkovski 77 vjeç dhe C. Mitanonovki, 79-vjeç, dy shokë të ngushtë të cilët kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.
Pasi ngrënies së drekës, 3 prej tyre kanë hyrë në det, por vetëm njëri ka arritur të dalë.
Njëri prej viktimave, Mitanonovki, vuante nga sëmundje të zemrës. Për tre pushuesit kjo ishte dita e 4 që qëndronin në Spille.
