Ibraimi për Tv21: Mendoj vetëm për Shkëndijën, për Angellovskin s’di çfarë të them

TË FUNDIT

Sulmuesi i Shkëndijës, Besar Ibraimi ka përjashtuar mundësinë që është duke menduar ikjen nga Shkëndija, për t’u transferuar në klubin e Kukësit.

Këto dyshime, erdhën pasi Ibraimi u pa në takim me drejtorin e këtij klubi, Nderim Nexhipi.

Ibraimi për TV21 ka bërë të ditur, se i mbetet besnik Shkëndijës, me të cilën ka kontratë deri në qershor të 2022.

“Po, shpresoj të vazhdoj me Shkëndijën. Unë e meritoj Shkëndijën, Shkëndija më meriton mua. Për këtë, për momentin vetëm Shkëndija më meriton mua”, tha Ibraimi.

Këto ditë, Ibraimi është përfolur, pasi nuk u gjend në listën e lojtarëve të cilët do të marrin pjesë në EURO 2020.

Për këtë vendim të seleksionuesit të reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, Ibraimi tha:

“Sa i përket Angellovskit, se di çfarë të them. E drejtë e tij personale”.