FOTO/Diçka po zihet! Besart Ibrahimi takohet me drejtorin e FK Kukësit

TË FUNDIT

Sulmuesi i klubit të futbollit Shkëndija, Besart Ibrahimi është parë në një takim me drejtorin e klubit të futbollit Kukësi, Nderim Nexhipi.

Nuk dihet nëse takimi ka qenë miqësor, apo po planifikohet një transferim i mundshëm i Ibrahimit në Kukës.

Kujtojmë, se kontrata e Ibrahimit me Shkëndijën do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Vazhdimi i kontratës së fundit të Ibrahimit me Shkëndijën erdhi pas shumë dilemash dhe pritje, pasi siç u raportua, për Ibrahimin kishin qenë të interesuar klube nga Shqipëria dhe Kosova./TV21