Besart Ibrahimi, ylli i mbrëmjes është shprehur tejet i lumtur pas shënimit të tre golave në ndeshjen e FC Strugës kundër Swift Hesperange, përcjell TV21.
Ai tha se më e rëndësishme pas kësaj ndeshje është se golat që thelluan fitoren për dy gola, i shërbejnë ekipit të Strugës.
“Po normalisht ndjehem i lumtur për 3 golat e sotëm, por më e rëndësishme është që golat e mi i shërbejnë ekipit dhe kjo më kënaq mua edhe më shumë. Sa i përket lojës, normalisht ashtu siç potencoi edhe profesori, e dominuam në tërësi pjesën e parë, pjesa e dytë nuk filloi ashtu si paramenduam ne, por besoj që e menaxhuam prapë. Shënuam golin e tretë, ndërsa përveç kësaj patëm edhe raste të shumta, ashtu që mendoj se në fund arritëm një fitore me shumë merita” – deklaroi sulmuesi Besart Ibraimi, i cili në 5 ndeshje europiane me fanellën e Strugës këtë edicion ka shënuar 6 gola./TV21
