Kryetari i Partisë për lëvizje të turqve (PLT) dhe kandidat për deputet, Enes Ibrahim në kuadër të fushatës parazgjedhore realizoi takim me bashkëpartiakët de qytetarët e Gostivarit. Në takimin në amfiteatrin veror, ai i paraqiti pikat kyçe nga programi zgjedhor i kësaj partie politike.
Ibrahim, i cili është pjesë e koalicionit “Mundemi” në fjalim theksoi se dallimi mes periudhës së regjimit dhe pushtetit në tre vitet e fundit është i dukshëm.
“Nga një shoqëri e ndarë dhe qytetarë të shkatërruar, krijuam shoqëri e cila ofron mundësi të barabarta për të gjithë, shoqëri e cila karakterizohet nga solidariteti, bashkësia dhe fryma e lirë. Në konceptin tonë nuk ka vend për përçarje, sepse dallueshmërinë e perceptojmë si përparësi dhe pasuri të këtij vendi, ndërsa Gostivari është shembull i ndritshëm i mjedisit ku të gjitha bashkësitë funksionojnë në kohezion”, tha Ibrahim.
Ai foli edhe për ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se qytetarët duhet ta japin mbështetjen për listën e kandidatëve të koalicionit “Mundemi” më 15 korrik dhe me atë, siç theksoi, do të konfirmojnë se janë për vazhdimësi të politikave të suksesshme nga tre vitet e kaluara./MIA
