I vetmi nga BDI që u fotografua me Vjosa Osmanin në PFD?! Selami tregon konsideratën e tij për Presidenten e Kosovës

TË FUNDIT

Qindra fotografi nga Forumi i Prespës për Dialog! Zyrtarë të ndryshëm shtetesh, të rangjeve të larta ose më të ulëta, postuan në rrjetet e tyre sociale shkrepje të momentit nga punimet e forumit dhe nga çastet joformale në të. Ndër fotot që na ra në sy është ajo që kishte postuar në Facebook zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Abdulselam Selami me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Na bëri kurreshtarë se pse zyrtari nga radhët e BDI-së të zgjidhte pikërisht fotografi me Presidenten për ta hedhur në rrjetin social, andaj e pyetëm.

Na tregoi se fotoja është shkrepur në një pauzë për kafe gjatë punimeve të PFD, po nuk mendon se është i vetmi zyrtar i BDI-së që është fotografuar me të parën e Republikës së Kosovës.

“Mendoj se në evenimente të tjera direkte kemi foto nga shumica e funksionarëve të BDI edhe me Kryeministrin Kurti por edhe me znj.Osmani, dhe njëherit duke pas mbështetjen e BDI dhe liderit tonë Ali Ahmetit për gjithçka të mirë për Kosovën”, tha Selami në një përgjigje me shkrim për TV21.

Ai gjithashtu shfaq konsideratën dhe respektin e tij për Presidenten Osmani, pavarësisht bindjeve e qëndrimeve të saj politike.

“Së pari e respektoj si grua shqiptare, simbol të emancipimit të gruas shqiptare dhe mundësi për të reflektuar mirë në botë, se populli shqiptar ka kapacitete që të zgjedh grua në krye të shtetit dhe të mban përgjegjësi të mëdha mbi supe. Ajo është zgjedhur nga shumica e përfaqësuesve të popullit të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pa marrë parasysh bindjeve të saja politike, unë e respektoj si një grua politikane shqiptare e një shteti për të cilin është sakrifikuar shumë dhe foto me Presidenten ju paska ra në sy juve. Për mua ishte knaqësi e veçantë e në veçanti në një Forum ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha vendet e fuqishme europiane, ku në mesin e tyre e kishim edhe Kosovën krah për krah dhe në një rend me Serbinë, të barabartë në gjithçka”, shprehet Selami./TV21