I paqartë rrethi i dytë në Dibër? Vendos KSHZ-ja

TË FUNDIT

Vendimi i Gjykatës Administrative, ku pranohet padia e koalicionit ASH-AAA dhe vendoset që të shkohet në rivotim në vendvotimin 0543, e vë në paqartësi rrethin e dytë të zgjedhjeve në Dibër.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor edhe pse të kontaktuar nga TV21, nuk qartësojnë se çfarë pas këtij vendimi, duke thënë se përllogaritjet do të bëhen nga nesër.

“Mbetet që KSHZ të shqyrtojë dhe të informojë në lidhje me këtë vendim”, thonë nga atje.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve Hekuran Duka nga BDI siguroi 46,15% e votave, Bekim Pocesta nga ASH-AAA siguroi 49.69% dhe Petrit Klenja nga PDSH siguroi 0.46% e votave.

ASH-AAA synon që me këtë padi deri te Gjykata Administrative, e cila është pranuar, të sigurojë edhe 10-16 vota të cilat do t’i siguronin fitoren e Pocestës që në rrethin e parë./TV21

Ndërkaq në vendvotimin 0543 rezultati është siç vijon më poshtë: