I paqartë fati i nënkryetarëve të Kuvendit, Zaev i gatshëm të ulë numrin, DPMNE-ja pa vendim

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

I paqartë mbetet fati i nënkryetarëve të Kuvendit, pasi ende nuk është caktuar seanca. Deri te zgjedhja e tyre, shumica parlamentare ka shprehur gatishmëri të ulë numrin e tyre nga 5 në tre, por me një kusht, nëse opozitarja VMRO-DPMNE heq dorë nga kandidati i saj, deklaroi mandatari Zoran Zaev.

“Ja, po porositi: Le të heqë dorë VMRO-DPMNE-ja, nga përfaqësuesi i tij si VMRO-DPMNE për nënkryetar të Kuvendit, do të heqë dorë edhe LSDM nga përfaqësuesi i tij për nënkryetar të Kuvendit dhe ja kemi tre”, tha Zoran Zaev, mandatar i Qeverisë.

- Advertisement -

Por për këtë ofertë të Zaevit opozita nuk ka qëndrim konsistent. Ilija dimovski tha se nuk duhet që VMRO-DPMNE-ja të propozojë nënkryetar.

“VMRO-DPMNE nuk duhet të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit. Derisa jemi partia serioze e cila ka për qëllim të qëndrojë pas kritikave parimore, VMRO-DPMNE-ja në shenjë të pranimit të kritikave në publik për numrin e madh të nënkryetarëve, vetë duhet të heqë dorë nga ai vend që i takon dhe në mënyrë shtesë, të ftojë partitë të cilët bëjnë tregti me ato funksione ta bëjnë të njëjtën”, u shpreh Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja.

- Advertisement -

Ndërkaq deputetja Stojanovska shtoi se për këtë do të vendosin në mënyrë shtesë.

“Për atë në mënyrë shtesë do të bisedojmë, por këtë propozim të Zoran Zaevit asnjëherë nuk do ta pranojmë sepse është propozuar për qëllime tjera”, theksoi Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -

Opozitarja ka kritika edhe për mënyrën se si u zgjodhën deputetë e ri dhe për këtë paralajmërojnë padi deri te Gjykata Adminsitrative, pasi sipas tyre mandati i deputetëve të ri duhej të verifikohej fillimisht nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe më pas nga nga Komisioni për verifikim të mandatave.

“Për këtë ne do të dorëzojmë padi deri te Gjykata Administrative”, shtoi Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Opozita ka kritika edhe për përbërjen qeveritare, por sërish do të marrin pjesë në seancën e së shtunës.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -