I njëjti takim, dy versione për temën e bisedimeve. Sindikata dhe pronarët larg çfarëdolloj marrëveshjeje

TË FUNDIT

I njëjti takim por dy versione të ndryshme për temën e bisedimeve. Sipas punëdhënësve, në takimin e Këshillit socio-ekonomik nuk është biseduar për pagën minimale prej 450 eurove. Sipas LSM-së edhe kjo çështje ishte temë e bisedës.

“Sot për pagën minimale biseduam aq sa biseduam edhe për pagat e të punësuarve në sektorin publik, të paktën ne, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Do të duhet t’i pyesni sindikatat e tjera që nuk kërkuan asgjë për punëtorët,” tha Sllobodan Trëndafilov, kryetar i LSM-së.

“Pika e vetme e bisedimeve ishte buxheti. Nën pikën “Të ndryshme” debatuam për shumë tema të ndryshme. Konkretisht diskutimi i sindikatës ishte me ministren e financave në pjesën e administratës publike, përkatësisht për pagat e të punësuarve në administratë publike”, tha Vlladanka Trajkoska, kryetare e organizatave e punëdhënësve të Maqedonisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski përderisa ka qenë në takim në Këshill, thotë se paga minimale nuk ka qenë temë diskutimi, por se nuk e di nëse do të bisedohet me të. Shtoi se çfarëdo që të dakordohen, për Qeverinë është e pranueshme për shkak se paga minimale prej 450 eurove d.m.th. edhe më shumë mjete në buxhet. Por, nuk u përgjigj nëse me këtë nuk hapet spiralja me të cilën vazhdimisht do të rriten pagat dhe të dalat nga buxheti. Përndryshe për këtë çështje nuk është biseduar. Sindikata dhe Organizata e punëdhënësve me pozita plotësisht të ndryshme.

“E dini që ne kemi qëndrim se rritja paushalle e pagës minimale nuk çon drejtë progresit dhe rritjes së ekonomisë në një shtet. Kemi Ligj për pagën minimale, ne e respektojmë Ligjin, punojmë në mënyrë të institucionalizuar”, tha Trajkovska.

ЌT’u ndodh punëdhënësve ajo që na ndodh neve punëtorëve. Nuk mundemi ne më të durojmë dhe të jetojmë për paga të tilla mizore që na i japin punëdhënësit në sektorin privat. Ata mund të thonë, të japin deklarate se a duhet të rriten pagat, a nuk duhet të rriten pagat, megjithatë të bëjnë kujdes herën tjetër kur të thonë se nuk ka fuqi punëtore në Maqedoni. Fajtorët më të mëdhenj për shpërnguljen e punëtorëve të kualifikuar janë pikërisht ataЌ, shtoi Trendailov.

Trendafillov thotë se në takimin është konfirmuar se pjesa më e madhe e punëdhënësve japin paga në zarf, ndërsa kjo shihet nga ajo që ka 691 000 të punësuar, ndërsa përmes MPIN dhe DAP paguhen vetëm 540 000 të punësuar. Trendafillov thotë se është mirë që në buxhetin për vitin 2025 për herë të parë janë ndarë 13.8% më shumë para për pagesën e pagave dhe ai shpreson se këto para do të shpërndahen sipas koeficientit për kompleksitetin e vendit të punës.