Njëra prej dëshirave po i plotësohet Muhamedit 12 vjeçar.
Pas kronikës së TV21 për këtë familje skamnore, menjëherë kanë ardhur ndihmat e para nga vende dhe qytetarë të ndryshëm.
Ai qante se nuk do do të ketë rroba të reja për Bajram, por sot ishte i buzëqeshur.
“Po isha mbrëmë edhe bleva veshje sportive dhe një bluzë për bajram. Nesër për bajram do veshi”, u shpreh Muhamed Hodiq
Muhamedi, është i gëzuar, por akoma nuk iu është plotësuar dëshira për një shtëpi dhe një ditë të jetë nxënës në shkollë.
“Unë kam dëshirë vetëm një shtëpi…. po në shkollë? Unë më shumë dua të kem një shtëpi….
E kryefamiljari Ademi, thotë se ketë bajram, do e presin me buzëqeshje dhe me tryezë të mbushur.
“Deri tani diku 1600 euro janë mbledhur, gjithashtu 700 franga edhe ushqim. Falënderoi të gjithë , në fillim prej zotit e më pas juve nga kronika e TV21 dhe diaspore e të gjithë”, theksoi Adem Hodiq kryefamiljar.
E nëna Kadrie, thotë se janë të lumtur se shumë njerëz human menduan për ta.
“Dje ishim në treg të dyve u mora rroba. Tani na duhet vetëm një kulm mbi kokë, që fëmijët të jetojnë në shtëpinë e tyre, jo këtu shumë keq me një dhomë”, tha Kadire Hodiq kryefamiljare.
Derisa ekipi i TV21 po qëndronte tek kjo familje, shumë të rinj po sillnin ndihma të llojllojshme humanitare.
Kjo familje jeton me 4000 denarë pension invalidor në një dhomë të vetme në Petrovec të Shkupit.
