Një përdorues i rrjeteve sociale i quajtur Prerak ka postuar në Twitter se si javën e kaluar bleu një Tesla Model Y të ri. As një javë më vonë, teksa voziste në autostradë, timoni i ra dhe përfundoi në prehërin e tij. Ai ndau përvojën e tij të pakëndshme në rrjetet sociale, duke etiketuar Elon Musk dhe disa emra të tjerë në postim.
Është interesante se ky nuk është rast i izoluar. Siç shkruan The Drive, e njëjta gjë ndodhi me një pronar të Tesla Model 3 në vitit 2020.
Prerak është dashur të paguajë 103,96 dollarë për riparim, ndërsa sipas tij, kompania ka tërhequr mundësinë për të kthyer mbrapsht veturën.
@elonmusk @TeslaOwnersWW @BLKMDL3 Family was excited to receive Tesla Y delivery on 1/24/2023. Was driving on highway and all the sudden steering wheel fall off, was lucky enough there was no car behind and I was able to pull on devider #SafetyFirst #Fixit #TeslaModelY #help pic.twitter.com/4UMokFA2cv
— Prerak (@preneh24) January 30, 2023
