I keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit, nga e mërkurë rritje e ndjeshme e temperaturave

TË FUNDIT

Për të gjithë ata që janë me pushime, ka lajme të mira sa i përket motit. Ndërkohë që ditën e martë u rikthyen reshjet e shiut, e mërkura do të sjellë një përmirësim të dukshëm sa i përket kushteve atmosferike, por edhe rritje të temperaturave deri në 35 gradë Celsius.

Ditën e mërkurë do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin përgjithësisht mot të kthjellët. Në relievet malore parashikohen vranësira të pakta e mesatare në mesditë e më tej mot i kthjellët në të gjithë vendin.