I dhanë fëmijës të pijë vodka, e pëson keq çifti britanik

TË FUNDIT

Një çift britanik ra në pranga pas një videoje të bërë virale në rrjetet sociale.

Në video duket momenti kur çifti i jepnin foshnjës së tyre alkool, saktësisht vodka.

Sipas mediave të huaja, autoritetet britanike kanë deklaruar se dy personat janë arrestuar për keqtrajtim dhe mizori ndaj të miturve.

“U morën veprime për të mbrojtur personat e përfshirë dhe një burrë dhe një grua u arrestuan nën dyshimin për mizori ndaj fëmijëve”, njoftoi policia britanike.

Në video shihet një grua, e cila besohet se është nëna e fëmijës, që po hedh vodka në një kapak dhe më pas ia jep foshnjës.

Gjatë gjithë kohës, një burrë pa këmishë, që mendohet të jetë babai i vogëlushit, është i pranishëm dhe sheh të gjithë ngjarjen.

Fatmirësisht kjo video u bë virale çka çoi edhe në marrjen e masave nga ana e autoriteteve.

Policia konfirmoi se ata shkuan në shtëpinë e çiftit pas raportimeve, ku mësuan për ngjarjen e tmerrshme.

Në një rast të ngjashëm në vitin 2010, një foshnjë indonezian ndezi internetin pasi u shfaq në një video duke pirë 40 cigare në ditë.