“I dërgonin gjysmë të vdekur, ai i ringjallte”, brohoritje për Zhan Mitrevin para Gjykatës Penale

TË FUNDIT

Me brohoritje para Gjykatës penale në Shkup u prit mjeku i akuzuar Zhan Mitrev.

-Kam ardhur për të mbështetur Dr.Zhan Mitrevin, ndërsa më shumë që ky shtet, Republika e Maqedonisë, një herë e përgjithmonë të fillojë të funksionojë si shtet i drejtë.

-Gjysmë të vdekur ia dërgonin pacientët nga spitali i qytetit, ai i ringjallte. Është turp kjo që i bëhet një mjeku me renome të tillë.

Seanca gjyqësore përsëri u prolongua.

“Prokuroria mbetet në aktakuzën e ngritur. Jemi të bindur në fuqinë e provave që i prezantuam para gjykatës. Me shumë gjasa kjo përpjekje për ikjen e fillimit të debatit është frikë nga provat”, tha Iskra Haxhi-Vasileva, prokurore.

Brohoritjet vazhduan edhe në dalje.

“Jo, së pari të përfundojë duartrokitja për shkak se kjo është pasqyra e vërtetë për Dr.Zhan Mitrevin dhe nuk mundem ta ndërpres. Ky është Zhan Mitrevi”, deklaroi Nikolla Dodevski, avokat.

Seanca e sotme u anulua me kërkesë të mbrojtjes se nuk ka kohë mjaftueshëm për t’i parë provat.