I dehuri përkulet para mbretit Samoil! Në sheshin e Shkupit kushdo hyn me makinë

TË FUNDIT

Makinën e la para përmendores të mbretit Samoil, përkulej në gjunjë e kryqëzohej  para përmendores. Kështu një qytetarë hyri në zonën e ndaluar për makina në shesh të Shkupit. Personi në fjalë është 66 vjeçar, thonë nga ministria e Punëve të Brendshme. Kundër tij menjëherë janë ndërmarra masa për veprën që ka kryer. Megjithatë në kumtesën e MPB-së thuhet se personi në fjalë ka probleme shëndetësore dhe ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Janë ndërmarrë masat nga ana e nëpunësve policor dhe është konfirmuar se personi B.S ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe nuk ka pasur dokumentet e identifikimit me vete, ndërsa bashkudhëtaret e tij kanë sqaruar se  personi në fjalë ka edhe problem shëndetësore. B.S është  shoqëruar me polici  për në Stacionin policor në Qendër, ndërsa automjeti i është marrë. Gjithashtu i janë shkruar masa për vozitje nën ndikim të alkoolit, mos mbajtje të patentë shoferit dhe leje për komunikacion,  skadim të afatit të patentë shoferit dhe lëvizje në kundërshtim me një shenjë të komunikacionit”, thonë nga MPB.

Ndryshe në rrugën Maqedonia vazhdimisht qarkullojnë makina të ndryshme. I pari I qyteti të Shkupit, Petre Shilegov ka premtuar se me rikonstruimin e sheshit do të pengohet edhe kalimi I automjeteve nëpër shesh.

“Diku nga fillimi i janarit, Qyteti do të fillojë më rikonstruimin dhe rinovimin e plotë të  hapësirës tek Kej-i, procedura e tenderimit ka përfunduar është nënshkruar marrëveshja me ndërtuesin. 11.58 Diku pas vitit të ri do të fillojmë me punë dhe nga fillimi i verës do të kemi një pamje tërësisht të re dhe  të bukur ku mes tjerash do të rregullohet edhe kjo problematikë me automjetet”, tha Shilegov.

Ndërkohë para një jave policia kishte gjobitur 45 euro një qytetarë nga Haraçina sepse me veturën e tij kishte hyrë në qendër të qytetit duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.