Teatri alternativ “Feniks” do të sjellë në Tetovë premierën “I burgosuri i katit të 15”. Shfaqja jepet nesër në orën 19:00 në Pallatin e Kulturës. Me autor Nil Saimon dhe regji të Fitim Selimit, dy aktorët Burhan Amiti dhe Sanije Bekteshi, do të sjellin para publikut tetovar një tragjikomedi që prezanton problemet aktuale të shoqërisë sonë, veçanërisht problemin e punësimit në një kohë kur politika është dirigjuese e çdo sfere të jetës.
“Kjo shfaqje trajton problemet e një çifti të moshës së mesme që gruaja detyrohet të punojë, gruaja e tij detyrohet të punojë dhe të kujdeset për shtëpi. Paraprakisht burri apo shtyllë e shtëpisë kur largohet nga puna, Burhani që e luan robi nuk dëshiron që ta përcjell bashkëshortes largimin nga puna, ai kalon në një krizë nervore duke shtyrë kohën duke lexuar gazeta, duke dal në pyll, duke bërë lloj sfera që të bëj jetën më atraktive”, u shpreh Fitim Selimi – regjisor.
“Tema sociale, politike, të ngërthyera bashkërisht në një çift bashkëshortor, i cili për shkak të një thyer të zinxhir të jetës humbjet të jetës të punës, ju e dini se shoqëria jonë sidomos rinia përballet me vendet e punës, ju e dini se fatkeqësisht duhet të kalojnë në filtrat e politikës dhe kjo është një nga sfidat më të mëdha të personazhit , i cili humb shpresën për gjetjen të një vendit të punës për shkaka të problemeve politike plus moshën 50 që nuk ja merr mendja që ta rikthen jetën dhe , ju e dini kur buri mbetet pa punë fillon kriza , xhelozia”, potencoi Burhan Amiti – aktor.

