Array

Hyseni kërkon anëtarësim në INTERPOL dhe EUROPOL

Must Read

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...
- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, në ditën e dytë të vizitës në Bruksel ka zhvilluar një varg takimesh në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian. Ai sot ka biseduar në takime të ndara me, z. Mathias Ruete, drejtor i Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, pastaj me z.Jean-Eric Paquet, drejtor për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Komisionin për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Ndërsa në Parlamentin Evropian Ministri Hyseni ka takuar në biseda të ndara anëtarë nga fraksione të ndryshme të Parlamentit Evropian. Në të gjitha këto takime Ministri Hyseni ka folur gjerësisht për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, duke u ndalur në veçanti tek çështjet e krimit dhe korrupsionit, në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe tek bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e rendit dhe sigurisë.

- Advertisement -

Në të gjitha këto takime në fokus të interesimit ishte liberalizimi i vizave dhe migrimi i parregullt i qytetarëve të Kosovës.
Poashtu Ministri Hyseni në takimet të cilat i zhvilloi sot, i njoftoi anëtarët e PE-së dhe të KE-së lidhur me paraqitjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL. Njëkohësisht Ministri Hyseni kërkoi avancimin e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me EUROPOL-in.
Në takim me z. Mathias Ruete, drejtor i Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Europian, Ministri Hyseni nënvizoi se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar nga e drejta e lëvizjes pa viza në zonën Schengen. Ai i bëri thirrje Komisionit që të përshpejtojë vlerësimin e përmbushjes së kritereve teknike nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, në mënyrë që sa më shpejtë Kosovës t’i ofrohet data e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Ministri Hyseni në takimet që pati në Parlamentin Evropian falënderoi PE-në për përkrahjen e fuqishme që i jepet Pavarësisë së Kosovës, si dhe integrimit të saj në BE. Në veçanti Ministri Hyseni vlerësoi qëndrimin e PE-së pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

- Advertisement -

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -