Hyri në fuqi shporta e Vitit të Ri, do të zgjasë deri më 15 janar

TË FUNDIT

“Më pak harxhime, më shumë për ju”! Kjo është ngjitësja në rafte që i dallon produktet me çmim për 10% më të ulët që janë pjesë e masës “Shporta e Vitit të Ri”.

Për masën, qytetarët kanë mendime të ndryshme. Disa besojnë që ka ulje, disa të tjerë na thanë se bëhen manipulime.

Inspektorati i Tregut apelon qytetarët që nëse vërejnë manipulime, të lajmërohen në numrin 191, për të denoncuar. Nga ISHT bëjnë të ditur se fushata do të zgjasë deri më 15 janar 2025 dhe do të kontrollojnë tregjet për të përcaktuar nëse respektohet marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe tregtarëve.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, u lëvdua se u angazhuan për uljen e çmimeve.

Ndryshe, ulje të çmimeve për 73 produkte ka pasur edhe me ngrirjen e 10% marzhës së shportës konsumatore të vjeshtës. Po ashtu edhe për Pashkë dhe muajin e Ramazanit do të ketë shportë të veçantë me çmime më të ulëta.