Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Qeveria hungareze vendos gjendje të jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së koronavirusit, e cila hynë në fuqi në mesnatë, dhe do të zgjasë 90 ditë, bëri të ditur kryeministri Viktor Orban.

Baret dhe vendet për argëtim mbyllen dhe vendoset orë policore nate. Shkollat, dyqanet dhe restorantet mbesin të hapura.

Në video mesazhin në Fejsbuk, Orbani publikoi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 90 ditë, transmeton MTI.