Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë pësoi një humbje bindëse 7:1 në udhëtimin te Uellsi në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për plasman në Kampionatin Botëror, përcjell TV21. Kjo është humbja e parë në këto kualifikime, dhe deri te kjo ndeshje Maqedonia kishte pësuar vetëm tre gola, gjë që tregon sa ndeshje të dobët luajtën futbollistët tanë në Kardif. Seleksionuesi Blagoja Milevski pas ndeshjes deklaroi se është i zhgënjyer nga rezultati dhe se kjo përzgjedhje nuk i ngjante asaj që 14 ndeshje nuk kishte humbje.
“Sigurisht që nuk jemi indiferentë asnjëri nga ne, veçanërisht unë, sepse përgjegjësia është e imja, gjithmonë ka qenë dhe do të jetë, sepse unë qëndroj pas ekipit. Rezultati si rezultat – gjithçka është e mundur në futbollin e sotëm, por mënyra se si është arritur ky rezultat më dhemb më shumë sesa vetë rezultati. Dhashë Zoti të na ndodhë një rezultat i tillë çdo dy vjet, çdo 15 ndeshje”, tha Blagoja Milevski – Seleksionues.
