Shumë herët e humbi nënën nga kanceri i gjirit, andaj Liridona Beqiri, apelon të gjitha gratë që sa më shpesh të bëjnë kontrolle.
“Duke ju inkurajuar që të bëni zgjedhje të jetoni, që do të thotë vizitoni të caktoni kontrollet e juaja sistematike periodike mjekësore sepse unë qenien e kancerit të gjirit e kam prekur nga qenia e nënës time, e cila fatkeqësisht humbi betejën me këtë sëmundje.”, deklaroi Liridona Beqiri, Drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “EZRA”.
Njëkohësisht edhe mjekët bënë apel kontrolle më të shpeshta.
“Bëni kontrolle edhe të nënave tuaja, nënat janë një kategori, jashtëzakonisht interesante, për shkak se mos të bëjnë telashe në fëmijë, në familje të afërmve, e neglizhojnë vetveten, ju këtë punë t’ua bëni kështu domethënë në mënyrë të përditshme si vetes ashtu edhe atyre.”, tha Nexhati Jakupi, Drejtor i Klinikës Universitare të Kirurgjisë.
“Shëndeti i grave tona është shumë i rëndësishëm, domethënë e para dashuria, ndërsa sot mendoj që kemi dhënë dashuri të gjithë.”- tha Nikolla Vasev-Nino, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.
Kjo fushatë kundër kancerit të gjirit u bë nën organizimin e Komunës së Çairit në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra”.
“Këtu jemi mbledhur që të ngremë vetëdijen e të gjithë, edhe të grave edhe të burrave të tyre se neglizhimi dhe anashkalimi i kontrolleve mund të dërgojnë vetëm në një rrugë, rrugën e pakthim.”- deklaroi Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.
Përveç kësaj, pas këtij evenimenti gratë të cilat ishin aty të pranishme kishin mundësi që të konsultohen falas me mjekët, për sëmundjet me kancerin e gjirit.
