Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka humbur sot personin më të shtrenjtë, babain.
Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë një dedikim për babain e ndjerë, teksa ka ndarë edhe fotografi të momenteve familjare.
“O zemra ime ti, që dhe një libër të shkruaj për ty nuk mbarojnë fjalët çfarë njeriu ke qenë ti dhe çfarë babai shembullor… Kurrë s’më ka munguar asgjë që fëmijë, vetëm falë teje. Më dhe çdo gjë në jetë, e mbaj mend si tani kur më çoje në kurs anglishteje e italishteje që fëmijë, kur më çoje në kursin e notit e në çdo vend tjetër ku kisha unë dëshirë. Më mbështete në çdo hap timin në jetë, të drejtë apo të gabuar, për mua ke qenë babai ideal dhe jam krenare që kam mbartur nga ty virtytet më të mira: dashamirësinë dhe zemrën e bardhë. Të paktën ëndrrën time më të madhe e realizova, të bëra gjysh o zemra ime ti, që vetëm kur të përmendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur një vend të mirë në Xhenet afër Profetit tonë MUHAMED. Të dua përgjithmonë babush”, ka shkruar ndër të tjera Çiljeta./21Media

