Një persona ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Gostivar-Kërçovë.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30 minuta.
Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30 minuta, ku një kamion ka goditur një këmbësor.
Personi me inicialet A.M(31) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
