Ligji me të cilin Maqedonia do të marrë një miliard euro hua nga Hungaria ka hyrë në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtër. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi se ligji është futur në mënyrë “kontrabandiste” me çka është i pamundur debati i gjerë. Sipas tij, kjo do të mundësojë legalizimin e korrupsionit dhe dyshimet për këtë shihen në faktin se kompania që do të jetë përgjegjëse për provizionet është nga Hungaria dhe jo një institucion i besueshëm ndërkombëtar.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR LSDM
-Korrupsioni në këtë ligj shihet nga avioni. Si asnjëherë deri më tani një kompani që do të jetë përgjegjëse për provizionin e emëron Banka hungareze e cila i jep paratë. Kjo asnjëherë nuk ka qenë skenarë apo rast në vendin tonë. Çdoherë kur ka pasur ndonjë institucion ndërkombëtarë, ka qenë e etabluar, institucion i njohur ndërkombëtarë dhe e ka siguruar shteti me qëllim që të mbrohet, ndërsa tani dikush tjetër tregon cilët avokat dhe cilat kompani do të marrin ato provizione.
Kryeministri pohon se do të angazhohet kompani hungareze, e angazhuar për shërbimet për 70 mijë euro.
HRISTIJAN MICKSKI, KRYEMINISTËR
-Shpenzimet do të jenë 70 mijë euro dhe kjo është procedura normale dhe kjo është dhjetë herë më pak nga ajo që kemi paguar deri më tani si shtet për huamarrjet parapake. D.m.th. nga ato gjysmë miliardë që do të merren si hua, këto 70 mijë euro janë rreth 0. 1%.
Kryeministri përsëriti se së shpejti pritet të arrijnë 500 milionë eurot e para, nga të cilat 250 do të jenë për komunat, ndërsa pjesa tjetër për biznesin. Megjithatë Mickoski e hapi mundësinë që të tërhiqet edhe pjesa e dytë prej 500 milion eurove, që me të të paguhet kësti i fundit i obligacionit nga viti 2017, që arrin në vitin 2025.