Ministri i Mjedisit Jetësor, Muhamed Hoxha, njoftoi se po vazhdojnë investimet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe luftën kundër ndotjes së ajrit. Sipas tij, tashmë është siguruar mekanizmi dhe pajisjet komunale për komunat, ndërsa paralelisht po përgatiten procedurat për ndërtimin e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave.
“Tani më është siguruar pajisja më e rëndësishme për komunat, mekanizëm dhe pajisje komunale, paralelisht përgatitet dokumentacioni për thirrjet për ndërtimin e qendrave rajonale në Rusino, në Novaci, ndërsa në Sveti Nikollë është në fund dhe pritet të fillojë ndërtimi i së njëjtës. Gjithashtu bëhet edhe përgatitja për shpalljen e dokumentacionit lidhur me furnizimet sa u përket stacioneve të ngarkimit”, theksoi Muhamed Hoxha – ministër i Ambientit Jetësor .
Hoxha theksoi se një nga masat më të rëndësishme për uljen e ndotjes së ajrit është Ligji i ri për kontrollin e emetimeve industriale. Ai tha se ligji do të hyjë në fuqi në shtator të vitit 2027 dhe se ministria tashmë ka nisur përgatitjet për zbatimin e tij.
“Një ndër hapat kryesor kundër ndotjes së ajrit është miratimi i ligjit të ri për kontrollin e misioneve industriale me te cilin vendosen standarde më të rrepta dhe përgjegjësi më e madhe në sektorin industrial. Ligji hyn në fuqi në vitin 2027 përkatësisht në muajin shtator, në ndërkohë po punojmë intensivisht si ministri për krijimin e kushteve për zbatimin e tij me kohë dhe efikasitet”, theksoi Muhamed Hoxha – ministër i Ambientit Jetësor.
Hoxha tha se për dy vite kanë filluar 300 projekte infrastrukturore.
