Hovenier: Shpresojmë të shohim një zgjidhje të kënaqshme për dinarin

TË FUNDIT

Derisa po mbahet në Bruksel takimit midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit, ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, tha se shpreson se  palët të gjejnë një zgjidhje rreth dinarit. Hovenier ka mirëpritur deklaratat e  zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, rreth kompromisit të propozimeve.

“Ne e vlerësojmë që zotëri Bislimi ka thënë gjëra pozitive rreth kompromisit të propozimeve, që ne shpresojmë t’i shohim. Shpresa jonë është që të shohim një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët dhe që personat e prekur të vazhdojnë të marrin benefitet sociale që iu nevojiten dhe që më pas të vazhdojmë në gjërat kritike. Fokusi duhet të jetë dhe ne duam që të jetë të arrijmë zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksin e implementimit”.