Hovenier: SHBA e shqetësuar me aksionet e Policisë që kanë ndikim negativ mbi komunitetin serb dhe pakicat tjera!

TË FUNDIT

Ambasadroi Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka dalë me një deklaratë me të cilën ka shprehur shqetësim për veperimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Hovenier.

Më tej, Hovenier ka shkruar se këto “veprime po rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë i kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të shërbyer si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare.”

Në deklaratën e tij Hovenier ka përmendur edhe aksionet e Policisë së Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme duke mbyllur strukturat e administruara nga Serbia. Ai ka thënë se këto cështje duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Dekarata e plotë

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me aksionet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë  ndikim  të drejtpërdrejt dhe negativ mbi pjesëtaret e komunitetit etnik serb dhe komunitetet e tjera pakicë në Kosovë.

Këto aksione pa nevojë po rrisin tensionet etnike dhe si pasojë po kufizojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara që të shërbejnë si një avokat efektiv për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ato përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës në zyrat e institucioneve të adminstruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë e gjithashtu edhe ndaj OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Ne jemi njëkohësisht të shqetësuar nga aksioni i Policisë së Kosovës që të sekuestrojnë dinarë serbë dhe makinën që i transportonte për të shpërndarë pagesat e përfitimeve sociale nga Serbia.

Ne presim nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë se individët për të cilët këto pagesa të përfitimeve sociale janë dedikuar t’i marrin ato pa ndonjë vonesë. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të promovojë vizionin e përcaktuar në themel dhe të mishëruar në Deklratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë: për një demokraci të plotë shumëkombëshe që i përgjigjet shqetësimeve të të gjithë qytetarëve të saj.

Me cështjet e ndërlidhura me strukturat e mbështetura nga Serbia duhet të merret përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne poashtu e ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores së miratuar të Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme derisa procedurat e kënaqshme ne përputhje me standardet e evropiane të mos jenë vendosur dhe derisa popullta të jetë e informuar mjaftueshëm se si do të procedeohet me tranzicionin e përfitimevetë tyre./21Media