Hoti premton përkrahje për sportistët

TË FUNDIT

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, sot është takuar me sportistët e rinj.

Në një bashkëbisedim me ta, Hoti ka thënë se pas sfidave që kanë kaluar gjatë vitit 2020, janë përkrahur financiarisht 25 mijë sportistë dhe janë subvencionuar klubet sportive me rreth 2 milion euro, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se kjo përkrahje për përmirësimin e infrastrukturës sportive do të vazhdojë në bazë të programit që LDK-ja ka për kulturë, rini dhe sport./RTK