Hoti: Pa njohje të ndërsjellë Prishtina përsëri do të vendosë masa reciproke ndaj Beogradit

TË FUNDIT

Kryeministri në largim i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërcënuar se Prishtina do të vendosë përsëri masa reciproke ndaj Beogradit nëse procesi i dialogut nuk përfundon me marrëveshje për njohjen të ndërsjellë.

Pas takimit me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët kërkuan që çështja e të drejtave të tyre të zgjidhet në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, Hoti tha se Prishtina kishte të drejtë të hakmerrej ndaj fqinjit të saj për çdo masë, siç pretendon që Beogradi po e ndërmerr, transmeton “Zëri i Amerikës”.

“Por besoj se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë me të cilët jemi përfshirë në këtë proces, nuk do të ketë nevojë të shkojmë në atë mënyrë ekstreme. Çdo ditë po shkojmë drejt një marrëveshje përfundimtare”, tha Hoti.

Gjatë takimit në Prishtinë, Hoti u prezantoi përfaqësuesve të Luginës së Preshevës programin e punës së Zyrës së themeluar së fundmi të Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës, përkatësisht tre komunave me shumicë shqiptare në Serbi.