Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjet.
Në konferencë për media, ka deklaruar se është mirënjohës për rolin që ia ka dhënë LDK, ndërkaq ka deklaruar, se LDK do të jetë opozitë konstruktive.
“Ne do të jemi mbrojtës i pakompromis i demokracisë dhe orientimit perëndimor të Kosovës duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, deklaroi Hoti, transmeton TV21.
