Ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut, Anke Holshtajn në intervistë për Dojçe Velen thekson se Berlini zyrtar nuk mbështetë kurrfarë alternativash për anëtarësinë e plotfuqishme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe thekson se pret fillim të shpejtë të negociatave inkuadruese.
Ajo është bindur se më shumë se simbol është ajo që ministrja e re shtetërore për Evropën në MPJ-në gjermane, Ana Lirman si mysafir i parë i huaj do ta presë zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Ajo në intervistë përmendi se në marrëveshjen e koalicionit të Qeverisë së re gjermane të kryesuar nga Olaf Sholc ka drejtime të qarta për mbështetjen e mëtejme të Ballkanit Perëndimor dhe drejtimeve konkrete lidhur me Maqedoninë e Veriut.
“Ne e mbështesim procesin inkuadrues drejt BE-së të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për përmbushjen e të gjitha kritereve të Kopenhagës. Në këtë kornizë e përforcojmë shoqërinë qytetare dhe i mbështesim hapat e mëtejmë për afrim. Në hapin e ardhshëm, duhet të hapen kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, citoi ajo një pjesë të marrëveshjes së koalicionit.
Në marrëveshjen e koalicionit, shtoi ajo Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së dhe nuk ekziston alternativë për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.
Duke përkujtuar se BE është bashkësi shtetesh, në të cilin qeveris parimi i konsensusit, Holshtajn lidhur me kontestin e Bullgarisë përmendi se Gjermania edhe nën udhëheqjen e Angela Merkelit ka bërë gjithçka është në fuqinë e saj për ta liruar rrugën e vendet drejt BE-së, ndërsa premtoi se mbështetje të parezervë do të ketë edhe nga Qeveria e re federale e Sholcit.
Lidhur me atë se në Shkup dhe Sofje së shpejti do të ketë qeveri të reja dhe sa është reale pritshmëria e kontestit të zgjidhet deri në gjysmën e parë të janarit, Holshtajn thotë se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që të lirohet rruga për konferencën e parë ndërqeveritare dhe parakushtet janë këtu.
“Gjermania dhe Komisioni Evropian, si edhe thuajse të gjitha vendet-anëtare punojnë pa u lodhur për fillimin e shpejtë të negociatave inkuadruese, dhe të gjithë e dimë se cili është investimi”, theksoi ambasadorja gjermane Anke Holshtajn në intervistën për Dojçe velen.
