Qeveria holandeze vendosi sot të rifusë masat që synojnë ngadalësimin e valës së fundit të infeksionit Covid-19, e cila përfshin bartjen e maskave, njoftoi kryeministri Mark Rutte.
Masat e reja kanë të bëjnë me kartonin e Covid-it, i cili do të nevojitet nga 6 nëntori për të hyrë në muze, palestra dhe tarraca të hapura, raporton Reuters.
Leja për Covid është dëshmi e një vaksinimi kundër korona virusit ose një testi i fundit negativ.
