Holanda përgatit qytetarët për krizë! Autoritetet u tregojnë qytetarëve se çfarë të bëjnë nëse për 72 orë nuk ka rrymë, ujë e internet

TË FUNDIT

Qeveria holandeze ka nisur këtë muaj një fushatë madhore shumëvjeçare me titullin “Mendo Paraprakisht”, e cila transmetohet në televizion, radio dhe në internet, me qëllim përgatitjen e publikut për situata të mundshme emergjente, përcjell TV21. Mesazhi kryesor i fushatës është që qytetarët të jenë të përgatitur për një skenar për tre ditë pa ujë, rrymë ose internet. Autoritetet paralajmërojnë se për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe ndryshimeve klimatike, mundësia për situata emergjente është më e madhe, ndaj është e rëndësishme që shoqëria të bëhet më e qëndrueshme.

Fushata “Mendo Paraprakisht” ndihmon qytetarët të përgatiten në tre hapa kryesorë:

  1. Përgatitni një paketë emergjence – me ujë, ushqim, bateri, ilaçe etj.
  2. Bëni një plan emergjence – ku të shkoni, si të komunikoni.
  3. Bisedoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin – bashkëpunimi mes qytetarëve është i rëndësishëm.