Të gjithë udhëtarët e fluturimeve drejt Holandës do të duhet të kenë test negativ për koronavirus jo më të vjetër se 72 orë nga e marta e ardhshme, bëri të ditur Qeveria holandeze.
Masa është në fuqi për udhëtarët nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut, ndërsa fluturimet e atyre vendeve përkohësisht ishin ndaluar pasi në to u paraqit lloj i ri i koronavirusit.
Qeveria shtoi se shqyrton që këtë kërkesë ta zbatojë edhe për udhëtarët të cilët vijnë në vend me tren, autobus apo anije. Udhëtarët të cilët vijnë në Holandë duhet të izolohen 10 ditë, madje edhe nëse kanë test negativ.
