Holanda ashpërson masat anti-Covid

TË FUNDIT

Holanda që nga dita e djeshme ka ashpërsuar masat anti-Covid në mbarë vendin, duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në ora 04:30 të mëngjesit.

Qëllimi i shtetrrethimit është që të zvogëlohet numri i të infektuarve, ndërsa shqetësimet për mutacionet e virusit të ri po rriten.

Gjithashtu Holandia ka ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut, vende këto ku janë identifikuar variante më të transmetueshme të korona virusit.

Shkelja e shtetrrethimit do të gjobitet me 95 euro. Ky shtetrrethim do të qëndrojë në fuqi deri më 9 shkurt.