Duke uruar maturantët dhe duke i përgëzuar për këmbënguljen, kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai ka treguar se me qeverinë është arritur marrëveshje për Maturën Shtetërore.
“Nga rezistenca jonë, fituam vëmendjen e institucioneve arsimore dhe të kryeministrit për të gjetur një kompromis të përbashkët, që kënaq kërkesat tona dhe nuk e cenon sistemin”, tha Hodai, transmeton TV21.
Ai ka deklaruar se me rezistencën që e kanë bërë si UNSHM, nuk kishin për qëllim “të mos i nënshtrohen fare maturës shtetërore”, por “kërkuan që ndryshimi t’i përshtatet gjendjes reale”.
“Ne sot fituam sepse e morëm atë që e dëshiruam. Unë e di, se edhe ju e dini sikurse unë. Që kjo fitore nuk është e para dhe as e fundit”, tha Hodai.
