Historianët skeptik për komisionet! Kërkojnë anëtar shqiptar për çështjet historike Maqedoni-Bullgari

TË FUNDIT

Historianët shqiptar mbrëmë në Click Plus debatuan për kontestin e Bulgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Muzafer Bislimi shprehet skeptik se komisionet e të dy shteteve për zgjidhje të cështjeve historike do të arrijnë ndonjë progres. Në komisionin e shtetit tonë duhet të ketë edhe historian shaiptar pasi çdo marrëveshje me Bullgarinë nuk do pranohet nga ana e shqiptarëve – tha Bislmi.

 “Edhe neve shqiptarët nuk do të jemi dakord me çfardo marrëveshje që mund të behët. Psh ata mund të bejnë marrëveshje duke thënë se ky është shteti i dytë bullgar. Kështu që kjo asesi nuk është e pranueshme për shqiptarët. Historianët do ta kenë vështirë që të arrijnë kompropmis”, tha historiani Muzafer Bislimi.  

Edhe gazetari Arben Rartkoceri thotë se  në komisionin maqedono-bullgar duhet të ketë historian shqiptar.

 “Është e paarsyeshme që në këtë komision të mos ketë historijan shqiptar. Këtu faji është i politkanëve se sa historijanëve shqiptar”, u shpreh Arben Ratkoceri – opinionist.

Nuk ka dokument ku thuhet se Goce Dellçevi është bullgar apo maqedonas. Ka vetëm dokumente për për përkatësinë e tij fetare e që është krishtere, thotë historiani Arben Llalla.

 “Goce Dellçevi ka lindur në një pjesë të Kilkisë afër Bullgarisë,Maqedonisë, të sotshmes Greqi. Është shkolluar në shkollat bullgare, i përkiste kishës partiakale të Bugarisë ishte mësues i Bullgarisë në fshatrat Bullgar. Në Shtip ka vepruar si agjend i Bullgarisë për propagandën bullgare”, potencoi Arben Llalla – historian.

Për atë se çfarë mësojnë nxënësit për Goce Dellçevin u përgjigj profesori i shkollës së mesme në Zef Lush Marku.

 “Nxënësit mësojnë atë që sot e konteston populli maqedonas. Çfarë mësojnë se ai është ideologu i Lëvizjes Nacionale çlirimtare maqedonase nuk hymë në brendinë  se cila është gjeneza apo detaje të cilat paraqiten nga ana bullgare”, deklaroi Naser Miftari – historian.

Edhe pse u pyetën asnjëri prej historianëve nuk tha konkretisht se cfarë është Goce Dellçev, maqedonas, apo bullgar.