Hiqet tatimi progresiv dhe taksat nuk do të rriten/ Shqyrtohet mundësia për vikend pa TVSH për produktet ushqimore

TË FUNDIT

Ndërpritet tatimi progresiv që duhej të fillojë nga 1 janari dhe nuk parashikohen taksa të reja, as rritje të atyre ekzistuese, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës qeveritare në të cilën ishte miratuar koncept i ri i reformës tatimore. Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se në mbledhjen e Qeverisë është shqyrtuar mundësia që në periudhën e festave të ketë fundjavë pa Tatim të Vlerës së Shtuar për produktet ushqimore. Shpjegoi se kjo mund të bëhet në mënyrë që edhe qytetarët me të ardhura të ulëta të mund të festojnë.

“Me këtë koncept të ri nuk parashihen tatime të reja, nuk parashihet rritje të tatimeve, përkatësisht tatimit i të ardhurave personale mbetet me shkallë prej 10% dhe shfuqizohet tatimi progresiv që duhej të hynte në fuqi më 1 janar 2023. Tatimi përftimit mbetet 10% dhe nuk rritet, tatimi i TVSH-së mbetet 18% dhe nuk rritet. Po ashtu normat interesi të depozitave dhe kursimet nuk do të tatimohen”- deklaroi Dimitar Kovaçevski.
“Kemi pasur një përvojë për vikend pa TVSH, do të thotë po mendojmë nëse do të jetë një apo dy vikende, të përputhen me periudhat e festave dhe kjo të jetë vetëm për produktet ushqimore, do të thotë duam tu japim mundësi, më tepër si mesazh drejt qytetarëve tanë, posaçërisht ata që janë me standard më të ulët social, që gjatë festave të mund të kenë mundësi që edhe ata të festojnë dhe të jenë të lumtur”- pohoi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.