Statuja kontroverse e hulumtuesit italian, Kristofer Kolombo është hequr nga qyteti amerikan, San Francisko, pasi demonstruesit kanë shprehur shqetësim se bëhet fjalë për simbol të shtypjes, njoftoi DPA.
Statuja e rëndë dy tonë, e cila është ngritur në vitin 1957, dje u çmontua me urdhër të këshillit të qytetit, pasi ishte cak i protestave dhe vandalizmit gjatë viteve të fundit, publikoi “San Francisko Kronikël”.
Përfaqësuesja e autoriteteve të qytetit, Kethrin Stefani e quajti heqjen e statujës “hap të domosdoshëm” dhe tha se përmendorja i paraqet “themelet e bardha” nga historia e vendit.
“Robëria, nënshtrimi dhe sundimi, të gjithë duhet t’i dënojmë….statuja ka paraqitur version të imagjinuar të rastit nga historia e jonë, duke e i dhënë famë njeriut derisa e ka injoruar traumën, që e kanë shkaktuar veprat e tij”, tha Stefani në profilin e saj në Tuiter.
Javën e kaluar, në qytetin Boston i është hequr koka statujës së Kolombos. Një përmendore tjetër është djegur dhe hedhur në liqe në shtetin Virxhinia.
Protestat masive kundër dhunës policore dhe racizmi sistenmatik në SHBA kanë sjellur deri te rishqyrtimi i historisë dhe demosntruesit kërkojnë largimin e të gjitha simboleve, të cilat e glorifikojnë shtypjen e afro-amerikanëve ose grupeve tjera minorene në vend.
Kolombo ishte njëri nga evropianët e parë në Botën e re dhe shpesh herë quhet zbulues i Amerikës. Historianët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, megjithatë e kritikojnë Kolombon për shkak të robërimit të amerikanëve vendas./MIA
