Hiqet ora policore, nuk ka kufizim të lëvizjes

TË FUNDIT

Prej nesër nuk do të ketë orë policore, ndërsa prej pasnesër nis faza e parë e hapjes së lokaleve, fillimisht ato që kanë teraca.

TV21 mëson se qytetarët do të kenë lëvizje të lirë pa kufizim, që nesër. Ky është vendimi i Qeverisë në mbledhjen e sotme. Ndërkaq për kafenetë dhe restorantet është sjell vendim që të hapen prej pasnesër, ato që kanë teraca. Sa i takon temës së kufinjve, ende nuk ka vendim nëse do të hapen me 1 qershor.