Hiqet ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën Mavrovë-Dibër

TË FUNDIT

Ndalesa e lëvizjes së automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër në të dy drejtimet është hequr nga ora 08:15 e mëngjesit të sotëm, njoftoi ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkak të reshjeve të borës, dje pasdite në këtë rrugë u vendos ndalesa për automjeteve të rënda transportuese.

Që nga mëngjesi i sotëm, trafiku në rrugët Veles-Prilep dhe Strazhë-Kërçovë është normalizuar.