Lista e emrave të institucioneve e cila u tërhoq në mars të këtij viti për shkak të gabimeve të cilat u hasën, është ri-publikuar. Nga Qeveria njoftojnë se të gjitha institucionet, janë njoftuar se si duhet të qëndrojë emri i tyre në gjuhën shqipe. Në listën e re në gjuhën shqipe janë përkthyer dhe përshtatur 1211 emra të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike dhe shtetërore.
“Të gjitha emrat të cilat obligohemi me ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë të përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht janë të njoftuar, konsultuar edhe institucionet përkatëse pra se si duhet të jetë emir I institucioneve në këtë rast edhe në gjuhën shqipe”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.
