Ish kryeministri i Kosovës, njëherë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për tu futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR. Haradinaj thotë se me vendimin aktual bllokohen kryesisht shqiptarët
“Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!”, ka shkruar Haradinaj.
