Fotografia sipër tregon sistemin raketor me lëvizshmëri të lartë M142, apo HIMARS, të cilin Uashingtoni do ta dërgojë në Ukrainë. Nuk është ende e qartë se sa të tillë do të dërgohen, por ky armatim do t’i fuqizojë dukshëm kapacitetet e Ukrainës në luftën kundër forcave pushtuese ruse.
Sistemi kërkon një ekuipazh prej tre personash, përfshirë një shofer, një gjuajtës dhe një komandant, të cilët ulen brenda kabinës së mjetit, derisa raketat lëshohen. HIMARS-ët janë të blinduar kundër predhave dhe armëve të vogla, por janë të lehtë për t’u transportuar me disa avionë.
Arma amerikane mund të lëshojë gjashtë raketa nga familja e predhave “MFOM”, me saktësi të mjaftueshme për të goditur një cak deri në 70 kilometra larg. Ajo është shumë më e saktë se lëshuesit sovjetikë të raketave, apo ata të prodhuar në Rusi.
