E keni pyetur ndonjëherë veten se përse nuk i arrini dot të dilni bukur në fotot tuaja?
Se si ka mundësi shihni përditë modele, dhe yje të cilat edhe pse mbase nuk janë veshur apo duken më bukur se ju, përsëri arrijnë të shfaqen mahnitëse në pozat që marrin në fotot e tyre. Në rast se keni kohë që jeni duke kërkuar për truke dhe metoda për të pozuar sa më bukur, mos u shqetësoni.
Më poshtë kemi zbuluar disa prej tyre që modelet e listës A, ato më të bukurat, përdorin kur pozojnë në tapetin e kuq! Truke që me siguri do ju shërbejnë shumë herën tjetër kur të bëheni edhe ju gati për të shkrepur një foto.
1. Gigi Hadid pozon e kthyer mbrapsh dhe me kokën e kthyer. Kjo për arsye që forma S e trupit të formohet. Nuk keni përse të keni trup të bukur dhe me forma apo harqe të theksuar për t krijuar iluzionin e tyre. Pozoni në këtë formë për të krijuar vithe, bel dhe shpatulla të bukura. gjithashtu, për të shfaqur një fytyrë sa më të vogël dhe femërore pa palosjet e qafës.
2. Kendall Jenner pozon me një këmbë të shtrirë anash. Kjo pozë është ideale për të krijua një këmbë të gjatë, të hollë dhe vija e drejtë dërgon përqendrimin direkt tek fytyra. Në rast se nuk keni strkutrën e Kendall, bëni mirë që të poziciononi duart tuaja tek beli juaj teksa e bëni këtë pozë. Kjo për shkak që ta theksoni atë me tepër dhe në këtë mënyrë, do të dukeni akoma edhe më tepër elegante.
3. Chrissy Teigen pozon duke mbajtur njërën dorë tek beli. Ky pozocvion është ideal për të krijua një siluetë sensuale dhe femërore. Ju jo vetëm theksoni belin tuaj, por, tërhiquni vëmendjen edhe tek fytyra dhe kraharori juaj. Gjithashtu, me mbajtjen e këmbë si ajo e mban, ju do krijoni iluzionin sikur jeni akoma edhe më e gjatë dhe përthyerja e vogël që ajo bën krijon një trup me forma!
4. Taylor Swift pozon duke u kthyer anash dhe me fytyrë në profil. Ajo në këtë mënyrë krijon formën S të trupit të saj pavarësisht se është pa shumë forma të theksuara. Këtë gjë e ndihmon jashtë mase edhe këmba e përthyer e saj e cila i thekson vithet gjë e bën këmbën të duket me e gjate dhe e hollë. Kthimi i fytyrës së saj bën të mundur theksimin e mollëzave dhe daljen e tipareve akoma edhe më bukur.





